Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 13:37

Tiranë – Zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli, u bëri sot thirrje të gjithë atyre individëve që tentojnë të votojnë me dokumente të falsifikuara që të heqin dorë nga këto përpjekje pasi komisionerët e Partisë Socialiste janë trajnuar posaçërisht për identifikimin e këtyre dokumenteve.

Kodheli apeloi që çdo komisioner e vëzhgues të ruajë qetësinë, të jetë vigjilent dhe të zbatojë me vullnet të palëkundur ligjin.

“Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë durim në rastet kur duhet të rrinë në radhë. Numri i lartë i votuesve në disa qendra votimi është tregues i gëzueshëm që i jep fuqi votës”, përfundoi zëdhënësja e PS-së.