Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 16:40

Kavajë – Vetëm një ditë pasi kryeministri shqiptar Sali Berisha bëri thirrje për qetësi nga ana e militantëve demokratë, një tjetër incident elektoral është regjistruar në Kavajë.

Militantë të Partisë Demokratike kanë dhunuar një mbështetës të Partisë Socialiste, të quajtur Naim Haxhiu.

Ngjarja është denoncuar për mediat nga deputeti socilist që përfaqëson zonën e Kavajës, Dashamir Peza, i cili tha se është shkelur ligji për publikimin e posterëve, ndërsa tha se opozita nuk trembet nga këto sulme barbare.

I dëmtuari Naim Haxhiu ka deklaruaar se është goditur në mënyrë të dhunshme nga militantët e Partisë Demokratike, ndërsa e ka cilësuar këtë incident si “akt terrorizmi”.