Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 08:25

Tiranë – Deputeti socialist, Kastriot Islami, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 8 majit do të vendosen nga elektorati gri ose, siç njihet ndryshe, votuesit e pavendosur.

Sipas Islamit, ky elektorat përfaqëson 15 për qind të votuesve dhe në analizën e tij ai thotë se kandidati democrat, Lulzim Basha, është më i favorizuar për të marrë miratimin e këtij elektorati.

Por, si ndikon fushata elektorale tek elektorati gri?! Islami shprehet se votuesit e pavendosur presin një fushatë alternative, që do të thotë, shpalojse e programeve konkrete.

Sipas tij, ndërsa kandidati demokrat, po vepron pikërisht në këtë mënyrë, lideri socialist Edi Rama, që garon për një mandat të katërt në Tiranë, nga ana tjetër, ka probleme me këtë elektorat për shkak të politizimit të fushatës elektorale, ndërsa alternativat që ai shpalosë, duken kopjim i premtimeve që bën kandidati demokrat Lulzim Basha.

Dputeti socialist ka thënë se një tjetër faktor përcaktues, sidomos përsa i përket Tiranës, në zgjedhjet lokale, do të vazhdojë të jetë sërish Lëevizja Socialiste për Integrim, e cila, sipas tij, jo vetëm që nuk ka humbur elektorat, por me ardhjen në pushtet elektorati i saj mund të jetë shtuar.

Sipas Islamit, kryeministri shqitpar, Sali Berisha, po bën një fushatë positive, sipas këshillave që i janë dhënë nga kompania amerikane që e asiston PD-në në këto zgjedhje.

Islami thotë se zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës janë shumë të rëndësishme dhe diferencën do ta bëjë pikërisht elektorati gri.