Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 10:32

Tiranë – Në bashkinë e Himarës ka përfunduar pak çaste më parë procesi i numërimit të votave, ku rezulton fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Gjergji Goro.

Sipas kryetarit të KZAZ-së nr.63, Xhevahir Çeloaliaj, kandidati socialist ka fituar me një diference prej 95 votash më shumë se rivali i tij më i afërt, Vasil Bollano, kryetar aktual i Bashkisë së Himarës, i rikandiduar nga PBDNJ.

Çeloaliaj bëri të ditur se është duke u kryer formalizimi i materialit zgjedhor, i cili pritet te mbyllet brenda një kohe relativisht të shkurtër.