Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 10:16

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” në bashkinë e Gramshit, Dritan Bici.

Sipas Ramës, PS është e vetmja rrugë për ta zhvilluar Gramshin. “T’i japim një përgjigje Saliut më 8 maj, t’i themi kurrë më një pushteti që kërcënon popullin”, tha Rama.

Kreu socialist ka akuzuar më pas kryeministrin, i cili sipas tij, kërkon të imponojë skllavërimin dhe kërcënon me bukën e gojës. ‘Saliu u buzëqesh shqiptarëve nga ekranet, por kur fiken ekranet ai shantazhon për votën”, tha Rama.

Sipas kreut socialist, vota është mundësia e vetme që ka populli për të ndëshkuar pushtetarët.

“Saliu premtoi një hidrocentral për mijëra vende pune. Por bashkë me Saliun iku dhe hidrocentrali”, u shpreh Rama.

“Në 8 maj qytetarët do të tregojnë se janë neveritur nga kjo politikë e mbrapshtë, të neveritur nga kjo politikë gënjeshtrash dhe kusarish. Ky pushtet gjithçka e mbështet tek dhuna dhe frika”, përfundoi Rama. /gj.m//a.ke/