Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 10:06

Gramsh – Vijon proçesi i numërimit të votave në KZAZ-në Nr.15 në Bashkinë e Gramshit, pas rreth 4 orë pushimi nga ana e komisionerëve.

Kryetari i kësaj KZAZ-je, Gëzim Toçila, tha për ATSH se deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga 11 që ka Bashkia e Gramshit, sipas të cilave rezulton se Dritan Bici i koalicionit “Aleanca për të ardhmen” ka marrë deri tani 1859 vota, ndërsa Kastriot Zere, i koalicionit “Aleanca për qytetarin” ka marrë 1054 vota. 100 vota kanë shkuar për Astrit Kosturin, kandidat i pavarur.

Në Bashkinë Gramsh u thirrën për të votuar 9981 votues në 11 qendra votimi, ndërsa kanë shkuar në votim rreth 50 për qind e tyre.