Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 09:12

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi mbrëmë kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” për kryetar të komunës së Golemit, në rrethin e Kavajës, Agron Agalliu.

Rama tha se “më 8 maj do të fitojë komuniteti, më 8 maj do të jetë fitorja e njerëzve të zakonshëm. Çdo qytetar do të votojë aleancën për të ardhmen”.

Sipas Ramës, “e vetmja rrugë është ajo e shërbimit ndaj komunitetit”.

“Rruga jonë ofron një model të ri zhvillimi, modelin e qëndrueshëm ekonomik”, tha Rama.

Rruga jonë, theksoi Rama, “vë në shërbim të njerëzve idetë, projektet, pasionin”.