Gjirokastër – Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime, është fitues i zgjedhjeve në Gjirokastër, pas përfundimit te procesit të numërimit të votave në KZAZ-në nr 24.
Në perfundim të numërimit të votave Belul Hila, sekretar i KZAZ, nr 24 tha se “Flamur Bime përfaqësues i “Aleancës për të Ardhmen”, ka fituar 6479 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Genc Sinojmeri ka fituar 4927 vota.
Diferenca prej gati 1500 votash është rikonfrimim i Bimes nga elektorati për mandatin e tij të tretë në krye të bashkisë së Gjirokastrës.
Pas përfundimit të numërimit të votave për bashkinë e Gjirokastrës do të nisë numërimi i votave për bashkinë e Libohovës.