Gjirokastër – Ka përfunduar procesi i numërimit për katër njësi vendore të rrethit të Gjirokastrës, ku rezulton se koalicioni i djathtë “Aleanca për qytetarin” ka fituar dy komuna dhe një bashki, ndërsa PBDNJ – një komunë.
Ermal Dhoska, kryetari i KZAZ nr. 25, pohoi për ATSH-në se “pas numërimit të 3 qendrave të votimit në komunën Lazarat, rezulton se përfaqësuesi i PD, Dashnor Aliko, ka fituar 1700 vota, ndërsa përfaqësuesja e PS-së, Republika Kazma, ka grumbulluar 212 vota”.
Në komunën Çepo, Dhoska tha se përfaqësuesi i koaliconit të djathtë, Dragush Logli, ka fituar 1016, ndërsa rivali i tij, përfaqësuesi i PS-se, ka fituar 934 vota.
Në Bashkinë Libohovë, sipas kryetari të KZAZ nr. 25, kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Altin Çomo ka fituar 1078 vota, ndërsa rivali i tij, përfaqësuesi i PS, Bajram Avdiu ka siguruar 308 vota.
Në komunën Odrie, vijon Dhoska, përfaqësuesi i PBDNJ-it, Kristaq Zharkalli, ka fituar 354 vota, ndërsa rivali i tij i drejtpërdrejtë, kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Foto Jani, ka fituar 277 vota.