Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 11:37

Fier – Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Roskovecit, Gëzim Çaushi, është shpallur fitues i zgjedhjeve të 8 majit. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, KZAZ Nr. 19 e ka shpallur atë fitues me 552 vota më shumë se rivali i tij i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Albert Tafa.

Sipas të dhënave përfundimtare nga KZAZ, Çushi kishte 1958 vota kundrejt 1406 votave që kishte kandidati i PS Tafa.