Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 15:07

Tiranë – Gazetari i njohur Blendi Fevziu deklaroi sot se situata e dertitanishme zgjedhore është mbushur jo me revoltim incidentesh, por me komente të gazetarëve, që njëri mendon ndryshe dhe tjetri ndryshe”, ndërsa shtoi se “mbeten edhe disa orë për të vërtetuar drejtësinë e analizave tona”.

Fevziu nënvizoi se është e drejtë e publikut për informim dhe gjithësecil duhet të jetë sa më i obliguar që të krijojë kushte sa më favorizuese që edhe gazetarët të ushtrojnë detyrën e tyre.

Por sipas tij, “raportimi dhe mbushja e edicioneve informative me incidente, është një skenar i ndërtuar nga vetë media shqiptare për arsye të problematikave që kanë patur zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri’.

“Ka qënë gjithnjë ideja e zmadhimi dhe hiperbolizimit të çdo incidenti për ta kthyer edhe në një lajm që mund të shkojë edhe në një audience kombëtare”, tha Fevziu.

Ai vë në dukje se “ditët që nuk kanë problematike duket sikur televizionet nuk kanë çfarë të përtypin, kështu që edhe incidentet e vogla, që nuk përbëjnë asnjë lloj rëndësie, fillojnë të fryhen si incidente të mëdhaja për të pasur lajm, sepse problemi më i madh është që mediat janë mësuar të funksionojnë mbi këtë mënyrë”.

Fevziu përfundon duke nënvizuar se “një lajm i keq për mediat, është një lajm i mirë për shoqërinë, gjithmonë në këtë kontekst”.