Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:18

Bruksel – Zëdhënësja e Komisionerit europian për zgjerimin, Stefan Fyle, Natasha Butler, ka komentuar zgjedhjet lokale që zhvillohen në Shqipëri në 8 maj.

Ajo ka deklaruar se këto zgjedhjet duhet të përmbushin 12 kriteret e Komisionit Europian dhe sygjerimet e OSBE-ODIHR-it.

“Në atmosferën aktuale, ku Parlamenti shqiptar nuk ka mundur që të funksionojë në mënyrë korrekte në Shqipëri, ajo që është esenciale, është që këtë të djelë, të dy partitë kryesore të sillen në mënyrë të përgjegjshme, të bëjnë të mundur që i gjithë elektorati shqiptarë të votojë dhe që  monitorimi ndërkombëtar që do të bëhet nga OSBE-ODHIR të zhvillohet. Është shumë e rëndësishme pasi Shqipëria ka prezantuar kandidaturën e saj dhe ka marrë një opinion nga Komisioni Europian me 12 prioritete. Në kuadër të këtyre prioritetev, duhet që zgjedhjet lokale të mund të përmbushin kriteret ndërkobëtare dhe standartet e OSBE-së”, ka deklaruar Batler.

Ajo ka kërkuar nga partitë politike shqitpare që të tregojnë maturi në këtë zgjedhje dhe të përjashtohet cdo mundësi e mosnjohjes së zgjedhjeve apo më keq akoma, prishja e procesit i cili tha ajo është shumë i rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit.

“Ajo që duhet dalluar është që nga njëra anë puna e vëzhguesve ndërkombëtarë që është një punë klasike siç është monitorimi i zgjedhjeve lokale, parlamenatre apo presidenciale nga OSBE, institucionet europiane etj dhe të tjera dhe nga ana tjetër është loja politike,puna dhe bashkëpunimi politik që bëhet në gjirin e çdolloj demokracie midis partive në qeevrie dhe atyre në opozitë, që duhet normalisjt të kryhet në kuadrin e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, siç është parlamenti Shqiptar. Ne konsiderojmë, se të gjitha partitë duhet të tregojnë pjekuri në këtë proçes, duhet të tregojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe duhet të punojnë së bashku për të çuar përpara vendin drejt përafrimit të mëtejshëm, që ka si qëllim final anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian”, ka përfunduar Batler.