Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 07:25

Ersekë – Në rrethin e Kolonjës ka përfunduar proçesi i numërimit të votave për Bashkinë e Ersekës, bëri të ditur kryetari i KZAZ-së nr. 31, Ibrahim Osmani.

Sipas tij, në këtë bashki kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho, ka fituar me 316 vota më shumë se rivalja e tij e “Aleancës për Qytetarin”, Zhaneta Prifti, e vendosur si kandidaturë nga LSI.

Nga 5560 zgjedhës të regjistruar, në qytetin e Ersekës morën pjesë dhe votuan 2874 zgjedhës.

Grupimi politik “Aleanca për të Ardhmen” ka fituar edhe shumicën e vendeve në Këshillin Bashkiak. Po sipas të njëjtit burim, nuk kanë nisur ende të numërohen votat për Bashkinë e Leskovikut dhe për komunat e këtij rrethi.