Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 13:09

Elbasan – Kandidatët për kryetar bashkie të Elbasanit, Durim Hushi, i zgjedhur nga koalicioni “Aleanca për qytetarin” dhe Qazim Sejdini, i zgjedhur nga “Aleanca për të ardhmen”, votuan sot në qendra votimi të ndryshme dhe në orare të ndryshme.

Kandidati Qazim Sejdini ftoi të gjithë qytetarët e Elbasanit të marrin pjesë gjerësisht në votime. “Qytetarët Elbasanit të votojnë për njeriun në të cilin ato kanë besim”, tha Sejdini ndërsa ka shprehur kënaqësinë që në këtë ditë votimi qytetarët votojnë të qetë.

Nga ana e tij, kandidati i “Aleancës për qytetarin”, Durim Hushi, tha se këto votime janë të qeta për të mirën e Elbasanit, për të gjithë Shqipërinë dhe shprehu bindjen se do të fitojë më i miri.