Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 16:06

Elbasan – Në të gjithë qarkun e Elbasanit proçesi i votimit për zgjedhjet e pushteti vendor vijon normalisht, ndërsa deri në orën 15.30 kanë votuar në rang qarku 22 për qind e zgjedhësve, ndërsa në bashkinë e Elbasanit 27 për qind.

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Shefqet Deliallisi, tha për ATSH se “proçesi i votimit për kryetarë komunash dhe bashkish si edhe këshilltarësh në qarkun e Elbasanit po vijon normalisht”.

Sipas Deliallisit, mendohet se pjesëmarrja në rang qarku në këto zgjedhje do të kalojë 40 përqindshin.

Në këtë proçes zgjedhor janë ftuar të votojnë 279763 zgjedhës në 559 qendra votimi, të shpërndara në të gjithë territorin e qarkut. Gjithashtu mësohet se procesi i votimit po ndiqet nga 56 vëzhgues, nga të cilët dy të OSBE-ODIHR-it.