Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 13:01

Elbasan – Në KZAZ nr. 12, në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” të qytetit të Elbsanit, sapo ka përfunduar numërimi i 20 kutive të para të votimit, ndërsa ka nisur numërimi i gjashtë të tjerave.

Sipas kryetarit të KZAZ, Shkëlqim Duka, deri tani janë numëruar 20 kuti votimi, ku kandidati për kryetar Bashkie, i propozuar nga “Aleanca për të ardhmen”, Qazim Sejdini, ka marrë 5379 vota, ndërsa kandidati për kryetar bashkie i “Aleancës për qytetarin”, Durim Hushi, i propozuar nga LSI, ka marrë 3630 vota.

Në  KZAZ nr. 12 do të numërohen 96 kuti votimi. Në votimet e ditës së dielë për kreun e bashkisë së Elbasanit morën pjesë 50 % e votuesve të regjistruar në listat e votimit.