Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 11:42

Nëse për Bashkinë e Tiranës do votohej sot, Lulzim Basha do ishte fitues me 54.8% të votave. Sondazhi i pavarur, i realizuar Qendra Ndërkombëtare për Strategji Fushate, organizatë e pavarur dhe e specializuar, ka nxjerrë fitues kandidatin demokrat për Bashkinë e Tiranës. Kryetari aktual i Bashkisë, Edi Rama, rezulton ndjeshëm prapa me 43.6% të votave.

Sondazhi është zhvilluar mes datave 8 dhe 15 prill dhe në të janë përfshirë 500 të intervistuar të shpërndarë në mënyrë të rastësishme në çdo njësi bashkiake dhe qendër votimi, bazuar mbi përqindjen e popullsisë në çdo njësi bashkiake. Megjithatë, sipas organizatorëve sondazhi ka një marzh gabimi prej 4.4 %, çka tregon se diferenca mes dy kandidatëve mund të jetë realisht më e ulët. Për sa i takon votës për partitë, Partia Dekomratike kryeson me 49.6% të votave, ndërkohë që Partia Socialiste është e dyta me 43.6% të votave. Bie qartë në sy se përkrahja për Edi ramën është pothuajse e njëjtë me atë për Partinë Socialiste, ndërsa kandidati Lulzim basha duket se gëzon më shumë mbështetje edhe tek ata që nuk do të votojnë Partinë Demokratike.

Lajmeshqip.com publikon e para ekskluzivisht rezultatet e sondazhit.