Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:40

Elbasan – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmbylli fushatën e tij elektorale në qytetin e Elbasanit, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kryebashkiakun aktual Qazim Sejdini.

Rama vlerësoi, Sejdini si një nga kandidatët e Aleancës për të Ardhmen që dje firmosi paktin e zhvillimit me qytetarët, prandaj, sic tha Rama, Elbasani do zgjedhë rrugë ne zhvillimit duke braktisur kryeministrin Sali Berisha.

Rama deklaroi më tej se “Elbasani nuk ishte kështu 4 vjet më parë. Qazim Sejdini i ka kuruar plagët e Elbasanit me kujdes, me durim me dashuri, E ka bërë këtë si një përfaqësues i denjë i këtij qyteti. Vota juaj në 8 Maj është fuqia e të ardhmes që ju dëgjuat në gjithë sa tha Sejdini në fjalën e tij. E ndërkohë nga ana tjetër nuk ka nevojë për fjalë, se është rruga qorre e kusarisë e matrapazllëkut dhe e shitblerjes se dinjitetit, Elbasani do ta refuzojë Saliun e Tiranën dhe të Elbasanit”.

Rama deklaroi se “Pakti me Qytetarin” do të ofrojë një transformim i cili do prekë çdo familje shqiptare, pasi rruga e tij është ajo e punës e bashkëjetesës.