Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 06:32

Tiranë – Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” në bashkinë ë Tiranës, Edi Rama u shpreh në një deklaratë për mediat se “Këto zgjedhje do të marrin vlerësimin përfundimtar kur të përfundojnë në vulosjen e rezultatit, por që përsa i përket procesit kanë dhënë shembull dhe prova të një mospërputhje me standardet ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

Gjithsesi Rama shtoi se deri tani nuk ka asnjë arsye për të mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve. “Zgjedhjet,- tha Rama -ishin më të mira ne ekran, por më të shëmtuara ne realitet”

Sipas Ramës fitorja e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” në Tiranë është e qartë dhe mbetet vetëm për tu parë thellësia e saj.