Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 20:15

Tiranë – Kreu i Partisë Socialiste dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, në konferencën e sapoëprfunduar për media ka konfirmuar i buzëqeshur fitoren e partisë së tij në shumë qendra të vendit.

Ai ka prezantuar edhe fitoret në Himarë dhe atë në Sarandë, të cilën e ka menaxhaur deri më tani PD-ja dhe në shumë bastione të tjera të djathta.

Njëkohësisht, Rama ka bërë vërejtje për përpjekjet për të manipuluar votën në dy qendrat më të rëndësishme në vend, në Tiranë e në Durrës, ku gjatë gjithë kohës, siçka raportuar KQZ, ka udhqëhequr me vota partia e tij.