Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 14:19

Tiranë – Në përfundim të procesit të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, kur fituesi ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por dihet se diferenca mes tyre nuk do të jetë më shumë vota se gishtat e duarve, një tjetër dukuri është regjistruar gjatë numërimit të fletëve për kryetar të njësive bashkiake apo kutive të këshilltarëve bashkiakë, në brendësi të të cilave janë gjetur edhe fletë të vlefshme për kandidatët për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Deri në mbrëmjen e së shtunës janë verifikuar në terren mbi 53 raste të tilla të cilat kzaz-të përkatëse në njësitë 6, 7 dhe 8 i kanë cilësuar fletëvotimi të kontestuara, që do të thotë se për vlefshmërinë e tyre duhet të shprehet Komisioni Qendror i zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e KZAZ-ve në fjalë deklaruan  se është mëse e nevojshme që këto fletë votimi të administrohen nga komisioni qendror i zgjedhjeve për të përcaktuar statusin e tyre ligjorë ashtu siç edhe është vendosur konkretisht në të gjitha rastet.

Edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, që ishte i pranishëm në njësinë numër 7, ku janë gjetur plot 8 fletë të votimit të vlefshme për kandidatët për kryetar bashkie, të hedhur në kutinë për kryetarin e njësisë bashkiake, deklaroi se është mëse e nevojshme që këto fletë të administrohen nga KQZ-të për të përcaktuar fatin e tyre.

Njësia 6,   26 vota për kandidatin për bashkinë nëkutinë për kr e njësisë bashkiake.

Njësia 7,   8 vota për kandidatin për bashkinë në kutinë për kryetarin e njësisë bashkiake.

Njësia 8,   23 vota për kandidatin për bashkinë nëkutinë për kryetarin e njësisë bashkiake.