Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 14:30

Durrës – Në përfundim të proçesit të numërimit të votave në Durrës, kandidati i ‘Aleanca për të Ardhmen’, Vangjush Dako, është shpallur fitues, ndaj kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj, për bashkinë e qytetit.

Kryetari i KZAZ 8, Xhulian Varfi, tha për ATSH-në se në përfundim të numërimit të 165 kutive, ka rezultuar se Dako ka fituar 33369 vota dhe Xhaferraj 29785 vota.

Sipas tij, në këtë njësi vendore votuan 64. 857 zgjedhës, të thirrur në votime.