Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 17:57

Durrës – Proçesi zgjedhor në qarkun e Durrësit ka vijuar normalisht edhe në orët e pasdites.

Sipas raportimeve të fundit nga KZAZ e qarkut, pas orës 17.00 numri i votuesve pranë Qendrave të Votimit ka ardhur duke u rritur, duke shtuar se ato do të mbeten të hapura për të gjithë zgjedhësit që do të mbërrijnë pranë tyre brenda orës 19.00.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur për ATSH-në se në 16 njësitë vendore të Durrësit dhe Krujës proçesi i votimit ka qenë i qetë dhe në asnjë rast nga ana e Komisioneve të Qendrave të Votimit nuk është kërkuar ndërhyrja e punonjësve të policisë.

Ndërkaq në bashkinë e Durrësit që nga orët e para të mëngjesit ka patur një prani të shtuar të reporterëve të mediave qendrore, të cilat, përveç ekipeve lokale, kanë dërguar në qytetin bregdetar edhe grupe të tjera gazetarësh dhe kameramanësh.