Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 10:56

Durrës – Gjatë tre ditëve të fundit shërbimet e policisë pranë qendrave të votimit dhe të KZAZ-ve në shkallë qarku kanë vijuar qetësisht dhe pa incidente.

Zëdhënësja e policisë së qarkut, Ornela Çako, tha për ATSH-në se vendimi i vetëm për ndërhyrje është marrë sot paradite, kur KZAZ nr.11 në Krujë kërkoi mbështetjen e forcave të policisë për nxjerrjen nga vendnumërimi i votave të disa personave të paautorizuar.

“Gjatë tre ditëve të fundit shërbimet e policisë kanë kryer detyrën në bazë të ligjit dhe Kodit zgjedhor në 359 Qendra votimi në të katër zonat zgjedhore, që përfshijnë 16 njësi vendore në shkallë qarku”, tha Çako.

Proçesi ka qenë i qetë dhe shërbimet e policisë do të jenë pranë KZAZ deri në përfundimin e numërimit të votave.