Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 07:58

Durrës – Pjesa më e madhe e qendrave të votimit në qytetin e Durrësit janë hapur sot në ora 7.00, por në disa prej tyre po zgjidhen ende disa probleme të karakterit teknik.

Sot qytetarët e Durrësit me moshë mbi 18 vjeç do të zgjedhin kryetarin e bashkisë mes kandidadaturave të Ferdinand Xhaferajt, që përfaqëson koalicionin qeverisës “Aleanca për qytetarin” dhe atij të koalicionit opozitar “Aleanca për të ardhme” Vangjush Dako, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të bashkisë.

Bashkë me ta do të rinovohet edhe këshilli bashkiak me 45 anëtarë gjithsej, nga 829 përfaqësues gjithsej që kanë propozuar 30 partitë politike të regjistruara në votime.

Në qytetin bregdetar sipas listave përfundimtare janë ftuar të votojnë 153.108 zgjedhës gjithsej dhe në të gjithë territorin e bashkisë janë instaluar 165 Qendra Votimi.

Në përfundim të votimit të gjitha materialet zgjedhore do të grumbullohen në mjediset e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit, ku janë vendosur edhe Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve nr 8 për bashkinë e Durrësit, si dhe Vendnumërimi përkatës.