Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 19:50

Durrës: – Procesi i numërimit të votave ka përfunduar për bashkinë e Sukthit, ku është shpallur fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”.

“, Shkëlqim Fortuzi ka fituar 3.789 vota, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë janë renditur përkatësisht kandidati i “Aleancës për të ardhmen”, Selami Xhelili me 2.160 vota dhe kandidati i pavarur Hysen Llaca me 1.101 vota.

Në këtë KZAZ funksionojnë normalisht 5 grupe numërimi dhe procesi, megjithëse i ngadalshëm, vazhdon qetësisht dhe pa probleme. Deri tani ka përfunduar plotësisht numërimi i materialeve për 31 qendrat e votimit nga 61 gjithsej