Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 19:55

Durrës – Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe për bashkinë Katundi i Ri, ku është shpallur fitues kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”

Sekretari i KZAZ nr. 9, që mbulon këto njësi vendore, Vasil Karaj tha se sot paradite përfundoi edhe numërimi i votave për komunën e Katundit të Ri. Kandidati i koalicionit qeverisës “Aleanca për qytetarin”, Hil Priska ka fituar 3.308 vota, ndërsa rivali i tij Servet Balla, që përfaqësoi në zgjedhje “Aleancës për të ardhmen” ka fituar vetëm .

Tashmë në KZAZ nr. 9, që është instaluar në mjediset e palestrës së shkollës “Naim Frashëri” të Durrësit, ka nisur procesi i numërimit për bashkinë e Manzës, ndërsa më pas do të vazhdohet me komunat e Ishmit dhe të Maminasit, bën me dije i njëjti burim.