Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 15:11

Durrës – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Durrësit, Lefter Koka dhe Osman Metalla, prezantoi sot kandidatët e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në komunat  Rrashbull, Hysen Gashi dhe Ardian Kokomani për komunën Gjepalaj.
Duke kërkuar votat për kandidatët e këtij koalicioni, Meta u shpreh se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” është koalicioni që i ka hapur rrugët Shqipërisë, i cili po tregon dita-ditës stabilitet ekonomik dhe që e ka kthyer vendin tonë një një partner të rëndësishëm në rajon dhe në botë. 
Për këtë, kreu i LSI-vlerësoi se “kandidati ynë në  komunën Gjepalaj, Ardian Kokomani, duke pasur gjithmonë ndihmën dhe përkrahjen tuaj do të punojë për zhvillimin e këtij komuniteti, për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet dhe mirëqenien tuaj dhe do të ketë mbështetjen tonë të jashtëzakonshme të gjithë koalicionit të qeverisë, në mënyrë që ato të përshpejtohen dhe të preken çdo ditë nga ju”.
Meta shprehu bindjen se fitorja e “Aleancës për Qytetarin” do jetë shumë e thellë jo vetëm në Gjepalaj e në Durrës, por dhe në Tiranë, dhe në shumë qytete të tjera kryesore të vendit, sepse qytetarët kërkojnë zgjidhje.
“Qytetarët kërkojnë që të jenë ata të parët dhe jo që komunat dhe bashkitë të merren peng nga politika për luftë politike, ndaj do të fitojë aleanca për qytetarin në Gjepalaj dhe në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Meta.