Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 09:44

Durrës – Në vend numërimin e votaveve të KZAZ nr 8 të bashkisë së Durrësit proçesi i numërimit të votave ka nisur sot rreth orës 11.10.

Burime zyrtare nga ky Komision, bënë të ditur për ATSH-në se tashmë po merren në shqyrtim kutitë e para të votimit dhe pritet që ky proçes të vijojë pa probleme gjatë gjithë ditës. Vonesat që u krijuan për shkak të mangësive në dokumentacionet dhe në trajnimin e numëruesve tashmë janë tejkaluar-shtuan burimet.

KZAZ nr. 8 dhe vendnumërimi përkatës janë vendosur në mjediset e pallatit të sportit “Ramazan Njala” të qytetit bregdetar.

Sipas të dhënave paraprake të njoftuara mbrëmjen e kaluar nga KQZ në bashkinë e Durrësit kanë votuar 31 për qind e më shumë se 163 mijë zgjedhësve të ftuar në votime.

Në përfundim të proçesit të numërimit do të çertifikohet edhe vendimi që do të shpallë fitues njërin nga dy rivalët pretendetë, kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Ferdind Xhaferaj ose atë të “Aleancës për të ardhmen”, Vangjush Dako. Njëkohësisht do të shpallet edhe lista me 45 anëtarë të këshillit bashkiak për periudhën 2011-2015.