Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 18:27

Durrës – Një tjetër incident elektoral është shënuar në Ishëm te Durresit mëngjesin e së hënes, midis dy kandidatëve, atij demokrat Gezim Ylli dhe socialisti Sulejman Ibrahimi.

Në debat janë përfshirë  disa persona, midis të cileve ishin edhe dy rivalët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Gëzim Ylli i cili përfaqëson Partinë Demokratike në këto zgjedhje, kërkon mandatin e 3-të rradhazi për komunën e Ishmit, njësi administrative e cila menaxhon edhe pjesën turistike të Gjirit të Lalzit.