Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 09:28

Bashkimi Evropian vlerëson se votuesit shqiptarë votuan në mënyrë masive, si dhe autoritetet përgjegjëse për këtë proçes kishin marrë të gjitha masat e nevojshme qё çdo gjë të shkonte ashtu siç duhej.

Duket se vlerёsimin mё tё madh Parlamenti Evropian (PE) do ta japё pёr qytetarёt, pёr pjesёmarrjen e tyre nё proçesin e votimeve.

Përmes zëdhënësit së tij Stefan Fule, Komisioni Europian për Zgjerimin dha vlerësimin e tij preliminare për zgjedhjet lokale. Parlamenti Evropian rekomandon pranimin e problemeve të këtyre zgjedhjeve në mënyrë që të bëhen ndryshimet e nevojshme.

“Bashkimi Evropian i ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet e së dielës në Shqipëri dhe raportin paraprak tё OSBE-së. Sipas këtij raporti dhe zhvillimeve tё fundit, proçesi u shoqërua me tensione dhe polarizim midis partive pjesëmarrëse politike. Por një gjykim të plotë mund të japim vetëm pasi të jetё bërë një analizë deri nё pёrfundim tё kёtij proçesi.

Kjo do të thotë se ne do të marrim në konsideratë proçesin e numërimit, raportin e tyre dhe zgjidhjen e ankesave për proçesin zgjedhor.

Bashkimi Evropian vlerëson se votuesit shqiptarë votuan në mënyrë masive, si dhe autoritetet përgjegjëse për këtë proçes kishin marrë të gjitha masat e nevojshme qё çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet.

Pra ne, veçanёrisht vlerësojmë angazhimin e të gjithë qytetarëve në zhvillimin normal të këtij proçesi demokratik,” tha Natasha Buttler, zëdhënësja e Komisionerit Evropian për Zgjerim, Stefan Fule-it.

Ajo e bëri këtë deklaratë pasi OSBE / ODIHR paraqiti raportin e tij paraprak.