Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 07:00

Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar ndaj akuzave që ka bërë rivali i tij politik Ferdinand Xhaferaj, për ndërtimin e TEC-eve në “Porto Romano”.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se Xhaferaj ka lëshuar shpifjen e rradhës sepse kryebashkiaku Dako jo vetëm është kundër TEC-it, por edhe e ka firmosur e vulosur këtë qëndrim të tij dhe të administratës që ai drejton në një shkresë zyrtare drejtuar Kryeministrit të vendit, Ministrit  të Punëve Publike dhe Ministrit të Ekonomisë.

“Unë kam këtu një shkresë të datës 15.4.2009, me të cilën i jemi drejtuar kryeministrit të Republikës, ministrit  të Punëve Publike dhe ministrit të Ekonomisë, ku shprehimi se për sa kohë këtyre problemeve nuk u jepet zgjidhje nga ana e kompanisë italiane “ENNEL“, Bashkia e Durrësit shprehet është realizimit të këtij projekti. Shkresa është e firmosur nga unë, Kryetari Vangjush Dako. Ju mund ta shikoni këtë dokument i cili i përket datës 15 Prill 2009. Ne jemi shprehur me shkrim për qëndrimin tonë për ndërtimin e TEC-it nga kompania “ENNEL”. Projektet e tyre për të marrë leje mjedisore mbas konsultimeve me Bashkinë e Durrësit ne i kemi dhënë përgjigje negative. Unë jam anëtar i KRRT së qarkut dhe është miratuar në atë mbledhje masterplani për të gjithë zoant e Porto Romanos, por unë jam larguar nga ajo mbledhje. Ju mund ta verifikoni procesverbalin që nuk është firmosur nga ana ime. Unë në cdo mbledhje dhe në cdo aktivitet që zhvillohet në qytetin e Durrësit marr pjesë, shpreh mendimet dhe shqetësimet, por ajo që mua më njihet zyrtarisht është firma dhe vula e kryetarit të bashkisë, megjithatë propozimet e  mia gjithmonë kanë qënë në të mirë të qytetit, janë në të mirë të banorëve sepse unë nuk dua që të ndërtohet teci në “Porto Romano”. Unë ju deklaroj me përgjegjësi të plotë që TEC-i nuk do të ndërtohet  për sa kohë që të jetë kryetar i bashkisë Vangjush Dako. Nëse kundërshari im politik është shprehur kundër tecit në Porto Romano të shprehet me firmë dhe me vulë. Ne e kemi ftuar z. Xhaferaj, të shprehet këtu në këtë libër që ne kemi hapur, të firmosë dhe jemi të hapur që të cojmë librin e gjelbër në të gjitha zonat e qytetit që qytetarët e Durrësit të bëhen pjesë e kësaj inisiative të ndërrmarrë nga Bashkia për të firmosur kundra tecit. Jam i bindur dhe i sigurt që të gjithë qytetarët i madh dhe i vogël  do të firmosin. z. Xhaferaj vazhdon që vetëm të mashtrojë dhe të gënjejë, duke shipur dhe kjo është vetëm shpifja e radhës, dhe ai nuk mund të merret më seriozisht sepse në Durrës bën vetëm gafa dhe gënjen”, ka thënë Dako.