Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 19:30

Sarandë – Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për të ardhmen” për Bashkinë e Sarandës, Stefan Çipa, i premtoi komunitetit të biznesit se do të jetë prioritet hipotekimi i apartamenteve të ndërtuara prej tyre, për ata që janë ndërtues.

“Bashkia nën drejtimin tim, do e trajtojë si partner këtë komunitet, për një Sarandë të re të së nesërmes”, deklaroi Çipa.

Para përfaqësuesve të biznesit të madh, Çipa shpalosi projektin e tij për Sarandën e të nesërmes.

Ai tha se pranë tij do funksionojë një organ këshillimor me intelektualë e biznesmenë të qytetit nga çdo drejtim qofshin, për të bërë zgjidhjen e shumë problemeve të mprehta që vuan Saranda, sidomos ato urbanistike.

“Bashkia aktuale nuk ka asnjë strategji të zhvillimit ekonomik afatshkurtër e afatgjatë. Ndryshimi i kësaj situate duhet të nisë që më 8 maj, në kutitë e votimit”, theksoi Çipa.