Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 17:37

Cërrik – Ka vijuar normalisht proçesi i numërimit në Bashkinë Cerrik.

Sekretarja e KZAZ, Nr 13, Mesida Xhelili, deklaroi për ATSH-në se, “janë hapur 7 kuti nga 17 që ka bashkia, ku kandidati për kryetar i Koalicionit ” Aleanca për Qytetarin”, Servet Duzha, kryeson me 961 vota, në krahasim me kandidatin Arben Ruçi të ” Aleancës për të ardhmen” me 891 dhe kandidati i LDSH, Florenc Doko me 275 vota”.

Në KZAZ Nr 13 proçesi i numërimit të votave ka nisur i qetë dhe pa incidente.