Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 10:13

Bruksel – Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, ka uruar dje që zgjedhjet në Shqipëri të jenë demokratike dhe transparente.

“Vëzhguesit  nuk mund të bëjnë gjithçka. Ata do të monitorojnë situatën e përgjithshme dhe procedurën e përgjithshme në zgjedhje, por mendoj se vëzhguesit mund të ndihmojmë, pasi bëhet fjalë për një numër shumë të madh të tyre. Pra, ju uroj ju gjithë të mirat për zgjedhjet, që ato të jenë të lira demokratike dhe transparente, pasi vendimi do të jetë në duart e popullit të Shqipërisë”, është shpreur Buzek.

Lidhur me pyetjen, se deri tani Shqipëria ka patur probleme me zgjedhjet, Buzek është përgjegjur se demokracia është një sfidë kudo.

“Ne jemi gati që t’ju ndihmojmë, pasi nuk ka qenë e lehtë as në vendin tim që të vendosnim një ligj të duhur elektoral. Neve na u desh që të mësojmë dhe të merrnim disa shembuj nga demokracitë e zhvilluara dhe jam e sigurt që ky shembull do të ndiqet edhe në vendin tuaj hap pas hapi. Ndaj , ju uroj progres në zgjidhjet demokratike. Nuk është e lehtë dhe ne nuk dueht të marrim demojracinë si diçka të kryer, pasi edhe në vetë vendet tona anëtare ne na duhet që të përmirësojmë vazhdimisht rregullat demokratike dhe lirinë e shtypit. Pra, këto janë sfida edhe në vendet që konsiderohen si demokratike. Por, në rajonin e Ballkanit ka ende shumë për të bërë, shumë ndryshiem për tu ndërmarrë dhe reforma për tu realizuar, siç ka ndodhur me vendin tim 10-15 vjet më parë”, ka deklaruar Buzek.