Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 18:34

Tiranë – Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani tha të premten, se “Edi Rama nuk do që të numërohen votat e kontestuara, sepse nuk dëshiron që të dëgjohet zëri i qytetarëve”.

Përmes një deklarate për shtyp, Bogdani tha se “këto vota do të shqyrtohen në mënyrë të hapur dhe transparente dhe e gjithë bota mund ta shohë këtë drejtpërdrejtë në televizion”.

“Vetë përfaqësuesit e Edi Ramës në KQZ kanë pasur mundësinë ti kontestojnë këto vota drejtpërdrejtë në televizion. Këto vota po numërohen drejtpërdrejtë për gjithë shqiptarët në televizion”, tha Bogdani.

Bogdani tha se “në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, Edi Rama po bllokon rrugët në të gjithë Shqipërinë, po rrethon KQZ-në, po përpiqet të ngadalësojë numërimin e votave në KZAZ-në e njësisë nr 5 dhe po shkel mbi shtetin ligjor për të krijuar tension”.

“Edi Rama po përdor gjuhë provokuese dhe po kërcënon zyrtarët e administrimit zgjedhor, vetëm sepse nuk dëshiron që të numërohet vota e qytetarëve”, tha Bodgani.