Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 15:37

Tiranë – Deputeti Gerti Bogdani deklaroi sot se Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë procesin e numërimit të votave deri në leximin e votës së fundit, në mënyrë të tillë që të na bëjë të gjithëve te ndjehemi krenarë.

“Çdo votë do të numërohet dhe çdo zë duhet të dëgjohet, por tani që kanë mbetur pa numëruar vetëm 14 kuti dhe gara mbetet e ngushtë, në pritje për rezultatin, Edi Rama dhe zëdhënësit e tij po i tregojnë mbarë botës anën e tyre më të keqe”, tha Bogdani.

Në vend që të dëgjojnë me qetësi zërin e qytetarëve, theksoi Bogdani, Edi Rama po përpiqet të prishë procesin përmes presionit e kercenimit ndaj numeruesve, komisionereve e vëzhguesve, duke hedhur akuza të pabaza.

Por, vuri në dukje Bogdani, askush s’ka të drejte të shkelë demokracine.

“Sot syte e qindra vezhguesve jane fokusuar ne Shqiperi. Reputacioni i vendit dhe e ardhmja e tij varen nga ajo qe ata do te shikojne e degjojne në orët në vazhdim. Suksesi i demokracisë në një garë kaq të ngushte provon para gjithë botës kredencialet e vendit tonë”, deklaroi Bogdani nga selia blu.