Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 18:25

Bilisht – Në KZAZ nr.33, bashkia Bilisht, grupet e numërimit përfunduan numërimin e votave për bashkinë e Bilishtit.

Sipas kryetarit të kësaj KZAZ-je, Valter Hoxha, për kandidatin për kryetar bashkie të grupimit politik “Aleanca për Qytetarin”, Valter Miza, kanë votuar 2638 zgjedhës dhe për kandidatin për kryetar bashkie të grupimit politik “Aleanca për të Ardhmen”, Haki Ajçe, kanë votuar 1971 votues. Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Valter Miza, fiton mandatin e dytë me 667 vota më tepër se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Haki Ajçe.

Në këtë KZAZ grupet e numërimit do të numërojnë votat edhe për komunat Qendër Bilisht, Hoçisht dhe Progër, ndërkohë që për komunën e Mirasit numërimi i votave ka përfunduar dhe është shpallur fitues kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Kryeart Fejzo.

Sipas zëdhënësit të Komisariatit të Policisë të këtij rrethi, numërimi i votave po kryhet sipas ligjit dhe deri tani nuk është shënuar asnjë ankesë ose incident.