Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 08:08

Bilisht – KZAZ nr. 33 në Bilisht ka përfunduar numërimin e votave për Komunën e Mirasit të rrethit të Devollit, bëri të ditur kryetari i kësaj KZAZ-je, Valter Hoxha.

Sipas tij, në këtë komunë ishin regjistruar 7900 zgjedhës, nga të cilët morën pjesë në votime 4576 zgjedhës. Për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, për Kryeart Fejzo, kanë votuar 2561 zgjedhës dhe për kandidatin për “Aleancën për të Ardhmen”, Arben Latka, kanë votuar 2015 zgjedhës.

Pas këtij rezultati, Komisioni zgjedhor ka shpallur fitues Fejzon të “Aleancës për Qytetarin” i kandiduar nga PD, me 548 vota më shumë.

Sipas kryetarit të KZAZ nr. 33, Valter Hoxha, ende nuk ka filluar numërimi i votave për bashkinë e Bilishtit.