Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 21:21

Tiranë – Partia Demkoratike do të garojë me kanidaturën e Shkëlzen Hoxhës për Bashkinë e Krujës më 8 maj. Për këtë arsye kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në mitingun e prezantimit të zhvilluar në qytetin e Skënderbeut.

Pikërisht duke iu referuar heroit të madh të kombit tonë, shefi i qeverisë tha se mazhoranca aktuale realizoi ëndrrën e Skënderbeut, duke e shëndërruar në një vend të sigurt anëtar i NATO-s dhe i lirë për të lëvizur në Bashkimin Europian.

Ndërsa në katër vitet e ardhshme guri kilometrik për Krujën, tha shefi i qeverisë, është turizmi ku në këtë qytet parashikohet të ndërtohet edhe një teleferik.

Duke folur për alternativën e rrugës së vetme të Partisë Socialiste, Berisha akuzoi Ramën se i gjithë qëllimi i tij është të ketë në duart e tij të gjitha pushtetet në Shqipëri.