Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 14:17

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se “kjo mazhorancë, nuk ka kundërshtuar, por ka pranuar çdo rezultat, ndërsa kreu i PS-së, Edi Rama kërkon të imponojë me çdo kusht, që rezultati paraprak të mbetet pëfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit dhe të shqyrtimit”.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha akuzoi kryesocialistin se po përpiqet të paralizojë KQZ-në dhe po ndjekë një rrugë të papajtueshme me rendin demokratik.

“Nëse ne do të pranonim rezultatin paraprak për përfundimar, do të asgjesonim sistemin e zgjedhjeve të lira për të cilin, ne jemi të vendosur ta mbrojmë me të gjithë potencialin tonë”, theksoi Berisha.

Duke vënë në dukje se, “me këto zgjedhje, faktuam në sytë e botës se cilat ishin zgjedhjet që mund të bënim”, Berisha tha se “nuk ka dhe nuk mund të ketë rezultat përfundimtar përveç atij që çertifikohet nga KQZ, pasi asnjë seli partie, cilado qoftë ajo, e mazhorancës apo e minorancës, nuk mund të shpallte rezultatin përfundimtar”.

Më tej, kreu i Ekzekutivit vuri në dukje se, votat e panumëruara, të cilat janë hedhur në kuti të ndryshme, në të gjithë ligjet e botës demokratike, janë vota që meritojnë numërimin.

“Këto vota janë evidentuar në të gjtha njësitë bashkiake të Tiranës. Kjo mazhorancë disponon dokumenta të firmosura nga komisonerët e të dy palëve”,nënvizoi Berisha.

Lidhur me ligjin aktual elektoral, Berisha vuri në dukje se ai ka kapitullin më rigoroz dhe më të qartë për pavlefshmërinë e votës, ndërsa nënvizoi se “ligjvënësit nuk e kanë përfshirë në votat e pavlefshme votën e hedhur në kuti të ndryshme”.

Shefi i qeverisë garantoi që çdo votë e hedhur në kuti të ndryshme do të numërohet me transparencën më maksimale.

“Garantoj z.Rama se ato vota do të numërohen me transparemncën më apsolute, por theksoj se në sistemin e mëparshëm elektoral në Shqipëri dhe çdo vend tjetër, që ka atë sistem, ky rezultat i ngushtë paraprak, me10 vota diferencë, çonte në mënyrë automatike në numërimin e 252 mijë fletëve të votimeve të hedhura për kryetar”.

Sipas tij, “tashmë të drejtën e ka komisioni zonal i Tiranës, e cila e ka trëmbur kreun e selisë rozë”.

“Nëse këto vota të nxjerrin mbrapa , si mund të mendohet të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por me kërcënime dhe presione është rrugë e gabuar”, u shpreh Berisha.

Duke apeluar për një proces të drejtë dhe të ndershëm, kreyministri ftoi kreun e PS-së që të largojë qytetarët nga KQZ dhe të rishqyrtojë qëndrimin e tij, pasi çdo votë do të numërohet me transparencë.

“Rama të mos rrethojë insitucione të pavaruara sepse kjo është një akt shumë i rëndë, mos të kërcënojë njerëzit në detyrë, pasi pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda, nëse cënohet puna e KQZ-së, i cili shtë zgjedhur me vota unanime”, tha Berisha.

Këmbëngulja për të numruar votat e hedhura gabimisht, tha Berisha, nuk bëhet me qëllim për të ndryshuar rezultatin, por nga detyrimi themelor kushtetues, që vota e çdo qytetari duhet të numërohet.

“Një komb që nuk e bën dot këtë, nuk mund të pretendojë për të ndërtuar të ardhmen dhe për të konsoliduar lirinë”, përfundoi kryeministri Sali Berisha.