Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 16:46

Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e akuzoi liderin  e opozites Edi Rama i cili sipas tij e shikon Shqipërinë me syzet e Ramiz Alisë, duke mohuar arritjet e mëdha të vendit.

Gjatë fushatës elektorale në Gramsh, Berisha iu drejtua Ramës duke thënë se: “dhe ti i nderuar zotëri, që ju paraqet shqiptarëve qeverinë e tyre si qeveri fashiste, ti sheh demokracinë, sheh Shqipërinë me gjyzlykët e Ramizit dhe të etërve të tu shpirtëror. Ti që ju thua shqiptarëve se janë 1 milion të papunë, ti nuk bën gjë tjetër  veçse përsërit shpifjet bajate të Ramiz  Alisë, që 20 vjet më parë do ti deklaronte botës për të poshtëruar shqiptarë, se ata janë 1 milion hajdut, 1 milion spiunë, 1 milion të papunë”.

Kryeministri Berisha ka vijuar fushaten elektorale te 8 majit ne Gramsh ku prezantoi atje kandidatin Kastriot Zere. Shefi i qeverise deklaroi para qytetareve te ketij qyteti se Alternativa e mazhorances është qytetari dhe këtu bazohet projekti i madh  per Gramshin e zhvilluar.  shefi i qeverise premtoi se para qytetareve te gramshit se brenda dy viteve do te perfundoje ndertimi i rruges e cila do shkurtoje distancën mes këtij qyteti dhe Tiranës dhe udhëtimit të zgjasë vetem 50 minuta.