Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 17:59

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Fieri se opozita i ofron shqiptarëve rrugën e vetmisë së madhe ndërsa mazhoraca që ai drejton e ka ndërtuar filozofinë e saj në shërbim të problemeve të qytetarit.

Shefi i mazhorancës shqiptare dekalroi se shqiptarët janë njerëz të lirë dhe nuk pranojnë vetminë apo rrugën e vetme që pretendon se ofron e majta.

Berisha akuzoi bashkitë e drejtuar nga socialistët se i kanë përdorur fondet e dhëna nga qeveria vetër për rroga administrate dhe nuk i kanë investuar ato për mirëqenien e qytetarëve.

Për këtë arsye Berisha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë pa dallim partiak të votojnë “Aleancën për Qytetarin” për të vijuar projektin e transformimit të Shqipërisë në një vend me standarde europiane.

“Aleanca për Qytetarin” garon në Fier me kandidatin Ilir Bele përballë socialistit Baftjar Zeqo.