Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 17:32

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Shijaku se Shqipëria mbetet vendi i vetëm në Europë që nuk është prekur nga kriza ekonomike dhe mbetet e para për nga rritja.

Sipas shefit të qeverisë shqiptare ky fakt shprehet qartë edhe në raportin më të fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Berisha i bëri këto deklarata nga Shijaku ku prezantoi edhe kandidatin demokrat për bashkinë e këtij qyteti Afrim Brahimaj.

Berisha sulmoi edhe opozitën kur deklaroi se opozita nën sloganin “E vetmja rrugë” vijon shpifjet dhe trillimin ndërsa shtoi fushata e partisë demokratikë është vetër për qytetarin prandaj 8 maji do të jetë dita e fitores së madhe.