Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 19:55

Tiranë – Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha sot, në një takim me perfaqesues nga komuniteti i biznesit, se do të angazhohet për ta bërë kryeqytetin një vend atraktiv per biznesin.

Zoti Basha theksoi se e bazon platformën e tij për shtimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët, tek investimet. Ai bëri te ditur se në programin e tij parashikon përmirësim të infrastruktures dhe klimës së biznesit, lehtësira fiskale dhe thithje të investimeve të huaja. Basha tha se do të ketë lehtësira fiskale për 4-5 vjet për bizneset që punësojnë mbi 50 punonjes si dhe do të krijohen parqe industriale bazuar mbi planin e përgjithshëm rregullues, i cili do të përfundojë brenda 12 muajsh. Heqja e 60, nga 85 taksa dhe tarifat e bashkise, ulja e barres fiskale nga 40 deri ne 60 mijë lekë në vit, ulja 3 deri ne 5 here e kohës për marrjen e lejeve ose licencave, janë parashikuar në platformen e zotit Basha.

Bashkia e Tiranës, tha Basha, do të angazhohet dhe konkurrojë për thithjen e investimeve të huaja duke e bërë kryeqytetin tonë një vend atraktiv për biznesin.