Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 05:46

Tiranë, 10 Maj – Është ngushtuar edhe më tepër rezultati i votave për garën e Tiranës.

 

Nga 179 kuti të numëruara, kandidati i “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 8 vota ndaj kandidatit të PS-së Edi Rama.

 

Sipas të dhënave të kutive të numëruara, kandidati i djathtë Basha ka marrë 45.609 vota kundrejt rivalit të tij Edi Rama, i cili ka marrë 45.601 vota.

 

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë vёrejtur edhe probleme me proçesin e numërimit në njësinë numër 5.

Pas pezullimit gjatë natës pritet që procesi të rinis sërish.