Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 08:13

Tiranë – Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, kërkoi dje pasdite nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të lexohet çdo votë e kontestuar dhe të degjohet zëri i çdo qytetari në mënyrë të barabartë.

Në një konferencë për mediat në Selinë e PD-së, Basha ritheksoi edhe një herë qëndrimin e Partisë Demokratike s’e do të presë rezultatin final nga KQZ, për fituesin e zgjedhjeve në Tiranë. “Është e rëndësishme të funksionojë demokracia”, tha Basha, duke shtuar se, “aq më tepër që kjo gara është e ngushtë dhe kandidatët, por edhe partitë duhet të dëgjojnë zërin e qytetarit”.

Duke kërkuar shqyrtimin e çdo votë të kontestuar, pavarësisht s’e për cilin kandidat shkon ajo, Basha tha se “çdo votë duhet t’i jepet mundësia të numërohet dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohet”.

Basha nënvizoi se kjo bëhet për të dëgjuar zërin e çdo zgjedhësi dhe të dalë rezultati për Tiranën, ndërsa garantoi se cilido të jetë verdikti, do ta respektojë atë.