Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 08:07

Tiranë – Lulzim Basha është shqiptari i parë që brenda një kohe të shkurtër ka arritur të ketë mbi 200 mijë mbështetës në rrjetin social Facebook.

Kandidati për kryebashkiak të Tiranës me prezantimin e programit të tij, ka synuar, sipas tij, të ngjallë shpresë për ndryshim jo vetëm virtualisht, por edhe në komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët e Tiranës, nga qendra në periferi.

Në fakt promovimi i ideve nëpërmjet Facebook-ut në këtë fushatë elektorale është bërë mëse normal në këtë fushatë ku çdo kandidat synon të tërheqë sa më shumë vëmendjen, sidomos te të rinjtë.