Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 04:28

Tiranë – Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, premtoi dje hipotekimin e apartamenteve dhe banesave në Tiranë që nuk janë hipotekuar.

Në një interviste në TV Vizion Plus, zoti Basha e cilësoi mungesën e hipotekës për apartamentet në Tiranë, një problem madhor për banorët e kryeqytetit. Janë afërsisht 60 mijë persona, të cilët janë prekur nga ky problem, ndërkohë që nga mungesa e hipotekimit të tyre, sot gjendet e ngrire një vlere afro 800 milion euro, evidentoi Basha.

Kandidati per kreun e Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, shprehu vendosmerine për zgjidhjen e problemit, duke deklaruar se, “unë jam i vendosur që këtij problemi t’i jap zgjidhje përfundimtare brenda 6 muajve te marrjes se detyres sime si kryetar i ardhshem i bashkise.

Sipas tij, me hipotekimin e banesave dhe apartamenteve do të clirohet në treg një kapital i madh monetar, i cili do t’i sherbeje zhvillimit të kryeqytetit.

Ky problem per banoret e Tiranes ka ardhur si pasojë e papergjegjmerise së Bashkisë së Tiranes, tha ai.