Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 06:46

Basha: Fund, abuzimit me tokën në Tiranë

 

Tiranë – Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorët e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, premtoi zgjidhjen e problemeve të kompensimit të tokës, të ujësjellësit dhe krijimit të një linje transporti Tiranë-Vorë për punonjësit e bizneseve të autostradës.

Projekti i Lulzim Bashës për zhvillimin e Tiranës, bazohet në vlerësimin real të pronës. Në bashkëbisedimin me banorë të Njësisë Bashkiake numër 3, Basha garantoi se do t’i japë fund abuzimit me pronën dhe se çdo cm tokë që do të përdoret për investime publike, do të kompesohet me vlerën e tregut.

Furnizim 24 orë me uje, rrjet të përmirsuar të kanalizimeve, dhe sistem modern te trajtimit të ujërave të ndotuara, parashikon Lulzim Basha në platformën e tij.

Në një takim me banorë të “Komunës së Parisit”, të cilët e vuajnë më së shumti mungesën e kanalizimeve, Basha tha se një nga vendimet kryesore si kryetar bashkie, do të jete marrja në administrim e Ujësjellës- Kanalizimeve të Tiranës.

“Në qoftëse sot jemi të vendosur ta kthejmë punësimin dhe çmimet në problemin kryesor të Bashkisë sepse janë problem kryesore të qytetarëve  është e vetëkuptueshme që problem kryesor i Ujësjellës-Kanalizimeve  do të jetë përgjësi kryesore, kardinale e përditshme e bahskisë Tiranës. Kjo përgjegjësi do të nisë me transferimin e konpetencave tek Bashkia e ujësjellës kanalizimet dhe pastaj me ndërhyrje emergjente si dhe me ndërhyrjen e madhe të planifikuar në të gjithë Tiranën në mënyrë që ti japim fund sa më shpejt kohës kur qytetarët e Tiranës flasin akoma për ujin dhe kanalizimet si problemet e tyre të përdithsme”, tha Basha.